Takimet e Superiores, ju njohim me skuadrat që do përballen

schedule18:30 - 11 Maj, 2019

schedule 18:30 - 11 Maj, 2019

Skënderbeu dhe Teuta do të luajnë në Korçë duelin që pritet të vendosë jo pak për kualifikimin në Kupat e Evropës. Kukësi udhëton në transfertën e Luftëtarit ndërkohe që Kastrioti sfidon Flamurtarin.

Përtej derbit të kryeqytetit Partizani – Tirana që është korniza e futbollit shqiptar, të dielën do të zhvillohen tre duelet e tjera. Skënderbeut dhe Teuta do përballen në Korçë në mundësinë e fundit për të shpresuar vendin e tretë në kampionat që të kualifikon në Kupat e Evropës pasi Laçi fitoi tre pikët në tavolinë ndaj Kamzës.

Skuadra e trajnerit Orges Shehi e humbi mundësinë për t’u kualifikuar në finale e Kupës së Shqipërisë dh tashmë rruga e vetme për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë është vendi i tretë. Korçarët janë në vendin e gjashtë në kuotën e 46 pikëve ndërkohë që Teuta ka grumbulluar dy pikë më shumë. Skënderbeu vjen në këtë takim pas humbjes ndaj Tiranës fundjavën e kaluar ndërkohe që Teuta barazoi me Luftëtarin.

Kukësi do të udhëtoje në transfetën e vështirë të Luftëtarit. Veri-lindoret të dorëzuar për tre pikët do të luajnë vetëm për prestigj. Përballe kanë një skuadër që lufton për mbijetesë. Gjirokastritët kanë pesë pikë më shumë se Kastrioti i vendit të 9-të. Një disfate ndaj Kukësit do ta komplikonte së tepërmi qëndrimin e skuadrës së teknikut Ahmataj në mesin e më të mirëve të futbollit shqiptar.

Një sfidë tepër e vështirë për Kastriotin kërkon rikthimin tek fitorja pas disfatës ndaj Partizanin dhe tashmë renditet në vendin e katër në kampionat. Skuadra e teknikut Daja është favorit në letër por mbetet për të parë nëse do ta kalojë pengesën e Kastriotit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!