“Takimet e PS, produktive”/ Blendi Klosi: Votë pozitive te diaspora, kemi pritshmëri të mëdha

schedule17:29 - 17 Shtator, 2024

schedule 17:29 - 17 Shtator, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se takimet e zhvilluara së fundmi nga kjo forcë politike në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, janë produktive.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh se PS ka pritshmëri të mnëdha nga vota e diasporës.

“Mbledhja e sotme ishte mbledhja organizative, në vazhdën e takimeve që PS ka bërë gjatë gjithë vitit të fundit, në përgatitje të zgjedhjeve. Sot kishim takim me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politikë për çështje organizative të zgjedhjeve të ardhshme, një nga temat është edhe organizimi në të gjithë Shqipërinë, i punës për të përgatitur votën e diasporës. Vota e diasporës është votë e re, shumë e fuqishme. PS është shprehur që para 4 vitesh për votën e emigrantëve. Më në fund, ne arritëm ta kalonim dakordësinë me PD. E kemi të sanskionuar në kod votën e emigrantëve. Është një votë, e cila do të vijë në sasi të konsiderueshme. PS, si parti e përgjegjshme, filloi punën për përgatitjen e votës së diasporës, është e rëndësishme dhe jo e thjeshtë për t’u përgatitur.

PS i paraprin problematikave dhe organizon veten e saj. Kemi një drejtues politik për diasporën, kemi krijuar sistem të tërë. Sesi do votojnë, kjo është pjesë e fushatës elektorale. T’i themi votuesve tanë të diasporës, do kemi program edhe për diasporën. Ne do të kemi votë shumë pozitive te diaspora, koha është shumë e shkurtër, janë 1.7 milionë shqiptarë, mund të votojnë nga diaspora, duhet të përgatisin procesin e regjistrimit. Vota do të jetë sipas qarqeve. Sesi do dalë rezultati, kemi pritshmëri të mëdha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!