Takime “sekrete” me Sali Berishën? Alibeaj: Ju tregoj të vërtetën time

schedule15:54 - 11 Nëntor, 2022

schedule 15:54 - 11 Nëntor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me takimet “sekret” që ka pasur me Sali Berishën për të negociuar një ribashkim të mundshëm brenda PD-së.

Alibeaj thekson se takimet nuk mund të jenë subjekt për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Mes të tjerash Alibeaj shkruan se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete.

Postimi i Alibeajt:

Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.

I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin !

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!