Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është shumë pranë rinovimit me napoletanët. Rezultatet pozitive apo dhe loja e bukur e kanë bindur presidentin Aurelio De Laurentiis për ta mbajtur sërish italianin në stol.
Sipas raportimit të “Calciomercato.it”, sot pritet një takim mes De Laurentiis, Gattusos dhe drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli. Kontrata aktuale e trajnerit përfundon në fundin e këtij sezoni dhe ajo pritet të rinovohet me dy vite, pra deri në vitin 2023.
Gjithashtu puna e mirë që ka bërë Gennaro pritet të vlerësohet. Mësohet se në kontratën e re do të ketë një rritje page për të, edhe pse deri më tani ende nuk ka një shifër të saktë se sa mund të jetë ajo. Më shumë do të mësojmë pas takimit që palët do të zhvillojnë. /abcnews.al