Juventusi ka piketuar një talent, të cilin e quajnë që tani “Paul Pogba i ri”. Në mediat italiane zbulojnë se drejtori sportiv, Fabio Paratici, është takuar më menaxherin Mino Raiola që para dy javësh për këtë operacion merkatoje.
Bardhezinjtë duan mesfushorin e Ajax, Ryan Gravenberch, i cili ende nuk i ka mbushur 19 vjeç. Shtatlarti po spikat këtë sezon me holandezët dhe është bërë edhe pjesë e kombëtares së Holandës.
Juventusi i ka premtuar lojtarit se do të jetë në qendër të projektit të tyre dhe do i japin një rol lideri në mesfushë. Gravenberch është nën kontratë me Ajax deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe klubi nga Torino duhet të bëjë një ofertë bindëse për të riun. /abcnews.al