Takim me bizneset e vogla, Rama: Keni mburojë financiare 200 milionë dollarë

schedule12:50 - 15 Mars, 2022

schedule 12:50 - 15 Mars, 2022

Rama gjatë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël u shpreh se do ketë zerim të taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, duke filluar nga prill. Po ashtu sipas Ramës 32 mijë lekë të rinj bëhet paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore.

20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike, në faturat e bizneseve të vogla dhe konsumatorëve familjarëve.

“Nuk është kohë lehtë. Dhe rritja e çmimeve të krijojë alarm dhe ndjenjë pasigurie. Por sa më mirë ta dimë arsyen sa më mirë t’i dimë faktet, aq më të kalitur jem për ta përballuar,” tha Rama.

“Gjërat mund të shkojnë dhe më keq. Është e paparashikueshme. Ka gjasa shumë më tepër që gjërat të stabilizohen dhe të normalizohen çmimet”,shtoi ai./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!