Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka ndarë detaje nga mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve në Shkodër. E ftuar në “Tirana Live”, ajo e konsideroi një takim të frytshëm, pasi u diskutua performanca e realizuar gjatë këtyre muajve.
Sakaq, Kushi zbuloi se bashkitë kanë rritur performancën, por kanë dhe shumë sfida përpara.
“Tashmë nuk është hera e parë, është bërë traditë nga kryeministri Edi Rama që bashkë me qeverinë, bashkitë, zhvillojmë takime dyditore, ku analizojmë performancën, detyrat dhe sfidat që kemi përpara. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për sa i takon procesit të integrimit europian, po dhe ashtu dhe për sa i takon vizionit Shqipëria 2030 dhe kërkon të kemi një performanca shumë të mirë. Sepse në fund të fundit, siç e theksoi dhe kryeministri janë detyra që ngarkojnë të gjitha institucionet qeveritare dhe ato në nivel vendor, po ashtu mediat, gjykatat dhe është shumë e rëndësishme të zgjidhim detyrat që kemi përpara në harmoni me njëri-tjetrin. Sigurisht që ka një rritje të performancës, por kemi dhe shumë sfida. Unë besoj që ishte një takim i frytshëm”, u shpreh ajo./abcnews.al