Vangjel Zguro do të luajë në Superiore. Mbrojtësi nga Pogradeci ka gjetur gjuhën e përbashkët me Skënderbeun për të rinovuar.
Pas hedhjes së firmës, vetë Zguro ka bërë me dije se do të mbetet pjesë e bardhekuqve. Në rrjetet sociale ai shkruan: “Nga sot jam lojtar i Skënderbeut edhe për një sezon tjetër”.
Zguro iu bashkua Skënderbeut në merkaton e janarit, pas eksperiencave në SHBA me Chattanooga dhe FC Tulsa.
Në Superiore 28-vjeçari ka luajtur me Korabin për herë të parë, për të veshur më pas fanellat e Luftëtarit, Kamzës dhe Kukësit. /abcnews.al