Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i ka kërkuar Kinës që të ndalojë “veprimet shkatërruese, të njëanshme” pasi raportoi një rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë ishullit, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë mund të çojë në një rritje të tensioneve.
Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, vitet e fundit ka kryer rregullisht stërvitje ushtarake rreth ishullit, ndërsa kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet dhe të bëjë presion mbi Taipein.
Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se që nga e diela kishte pikasur 103 avionë ushtarakë kinezë mbi det, një numër që ajo e quajti “më të lartë të kohëve të fundit”.
Ministria e quajti veprimin ushtarak kinez “ngacmim” që paralajmëroi se mund të përshkallëzohej në atmosferën aktuale të tensionuar.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Pekinit të mbajnë përgjegjësi dhe të ndalojnë menjëherë aktivitete të tilla shkatërruese ushtarake”, thuhet në një deklaratë.
/abcnews.al