Tajvani i ofron 8 milion dollarë ndihmë Ukrainës

schedule21:11 - 22 Prill, 2022

schedule 21:11 - 22 Prill, 2022

Tajvani do të ofrojë 8 milion dollarë ndihmë për Ukrainën, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm të Tajvanit Joseph Wu, sipas CNN.

Sipas deklaratës, donacioni përfshin 3 milion dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milion dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale.

Wu tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por gjithashtu kërcënoi rendin ndërkombëtar dhe komunitetin demokratik.

Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko falënderoi Wu për donacionin nga qeveria dhe populli tajvanez, duke thënë se “paqja mund të vendoset vetëm kur ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina”.

Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë dhe sanksionojë Rusinë.

/abcnews.al