Tajlanda miraton ligjin historik për martesat e të njëjtit seks

schedule10:30 - 18 Qershor, 2024

schedule 10:30 - 18 Qershor, 2024

Senati i Tajlandës miratoi ligjin për martesat e të njejtit seks, duke i hapur rrugën vendit që të bëhet vendi i tretë në Azi pas Nepalit dhe Tajvanit. Ligji fitoi mbështetjen e pothuajse të gjithë ligjvënësve të dhomës së sipërme dhe do të dërgohet në pallat për miratim.

Ligji do të hyjë në fuqi pas 120 ditësh.

Mbrojtësit e LGBTQ+ e quajtën lëvizjen një “hap përpara” pasi do ta bënte Tajlandën vendin e parë në Azinë Juglindore që do të miratonte legjislacionin për barazinë martesore.

Tajlanda është tashmë e njohur për kulturën dhe tolerancën e saj ndaj LGBTQ+, duke e bërë atë një destinacion popullor për turistët.

“Kjo do të nënvizonte lidershipin e Tajlandës në rajon në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore,” tha Komisioni i Shoqërisë Civile për barazinë martesore, aktivistë dhe çifte LGBTI+.

Projektligji është kulmi i përpjekjeve të më shumë se një dekade nga aktivistët dhe politikanët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!