Tajlanda identifikon rastin e parë me variantin Omicron

schedule10:15 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:15 - 6 Dhjetor, 2021

Tajlanda ka identifikuar rastin e parë me variantin Omicron. I infektuari është  një shtetas amerikan i cili ishte kthyer nga Spanja në fund të muajit të kaluar, sipas një zyrtari shëndetësor. Tajlanda është bërë vendi i 47-të që ka zbuluar variantin  e ri.

Tajlanda ndaloi udhëtimet nga tetë vende afrikane duke përfshirë Botsvanën, Eswatinin, Lesoton, Malavin, Mozambikun, Namibinë, Afrikën e Jugut dhe Zimbabvenë në fillim të dhjetorit për shkak të shqetësimeve të variantit Omicron.

Tajlanda ka regjistruar 2,145,241 raste dhe 20,964 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!