Tajfuni Koinu përfshin Kinën, paralajmërim për erëra të forta dhe reshje të dendura shiu

schedule07:58 - 7 Tetor, 2023

schedule 07:58 - 7 Tetor, 2023

Autoritetet kineze lëshuan sot një paralajmërim për dallgë të mëdha, shi të dendur dhe erëra të forta ndërsa tajfuni Koinu i afrohet provincës jugore të Guangdong dhe ishullit Hainan.

Valë deri në 9 metra priten në Detin e Kinës Jugore sot dhe nesër për shkak të stuhisë, tha Administrata Shtetërore Oqeanike, duke lëshuar një alarm “portokalli”, niveli i dytë më i lartë në sistemin e paralajmërimit me katër nivele të Kinës.

Koinu po lëviz drejt perëndimit përgjatë bregdetit jugor të Kinës, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, dhe pritet të dobësohet në një stuhi të fortë tropikale të hënën vonë. Për shkak të Koino, të paktën një person vdiq dhe rreth 400 u plagosën në Tajvan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!