Më shumë se 10,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si masë paraprake, ndërsa qindra fluturime dhe linja treni u anuluan sot në Busan, një qytet në pjesën jugore të Koresë së Jugut, për shkak të tajfunit Khanun.
#TyphoonKhanun over South Korea…
pic.twitter.com/AezfmlVNJe— ??? (@BBaltsukh) August 10, 2023
E shoqëruar nga shirat e dendur dhe erërat e forta, stuhia përfshiu Japoninë përpara se të zhvendosej drejt pjesës jugore të gadishullit Korean. Më pas pritet të zhvendoset në pjesën veriore të gadishullit, siç njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Koresë së Jugut.
Typhoon Khanun Hits South Korea After Drenching Japan, Causing Disruptions.#Newsupdate #newspaper #Dailynews #Headlines #Breaking #breakingnews #bnnbreaking pic.twitter.com/tENGYyIROu
— Nitish Verma (@nitsonnet) August 10, 2023
Paralajmërimet për uraganin janë lëshuar në të gjithë vendin. Deri të premten në mëngjes priten reshje deri në 500 mm në zonat bregdetare në verilindje dhe 100 deri në 200 mm në Seul dhe zonat përreth.
Qyteti bregdetar i Busanit u godit nga erëra të forta, me shpejtësi 145 km/h. Shumë dyqane dhe kafene u mbyllën.Shirat e dendur kanë goditur kryeqytetin Seul.
Typhoon Khanun landing here in south korea, the eye will reach Seoul in about 4 hours this is just the beginning. pic.twitter.com/ukdGR075DG
— Dr. E TPU Wheels (@zedomax) August 10, 2023
Të paktën 330 fluturime janë anuluar deri më tani, ndërsa shërbimet detare dhe hekurudhore janë ndërprerë, thanë autoritetet.
Sipas Ministrisë së Arsimit, më shumë se 1500 kopshte dhe shkolla janë mbyllur.
/abcnews.al