Tajfuni Hagibis i afrohet Tokios, regjistrohet viktima e parë

schedule11:56 - 12 Tetor, 2019

schedule 11:56 - 12 Tetor, 2019

Është regjistruar viktima e parë në Japoni si pasojë e super tajfunit Hagibis i cili i është afruar Tokios. Rreth 24 mijë banesa në qendër të kryeqytetit janë pa energji elektrike ndërsa era ka arritur një shpejtësi prej 215 kilometrash në orë.

Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Hagibis, ka nisur rrugën e tij drejt lindjes së Japonisë në drejtim të Tokios. Policia konfirmoi viktimën e parë. Sipas autoriteteve erërat e forta që arrijnë deri në 215 kilometra në orë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa në një territor që më parë ishte goditur nga tajfuni Faksai në fillim të muajit shtator.

Agjencia meterologjike kombëtare në Japoni ka shpallur nivelin e pestë të alarmit në vend, duke paralajmëruar për rrezikun e reshjeve të dendura në disa zona të arqipelagut. Këto rajone do të goditen nga reshje që nuk janë parë prej dekadash në vend.

Sipas mediave japoneze të paktën 24 mijë banesa janë pa energji elektrike në metropolin e Tokios. Urdhëri për evakuim të menjëhershëm prek 262 mijë banorë, ndërsa paralajmërimet për kujdes përfshijnë 5.15 milion persona në 13 prefektura në lindje të Japonisë.

Autoritetet që monitorojnë tajfunin, i 19 për këtë vit, kanë ditë që paralajmërojnë se do të jetë shumë i dhunshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!