Përplasja mes Tajvanit dhe Kinës tashmë po zhvillohet dhe për sa i përket pijeve alkoolike. Kjo pasi Tajvani ka blerë 20.400 shishe rum lituanez i cili fillimisht ishte destinuar për në Kinë, por ngarkesa u bllokua nga Pekini për shkak të një përplasjeje diplomatike me Lituaninë.
Madje qeveria e Taipeit, në fakt po shpërndan me publikun në profilet në rrjetet sociale këshilla për koktejle apo receta gatimi me bazë rumi. Lituania është në marrëdhënie të tensionuara me Pekinin dhe i janë vendosur sanksione tregtare që kur deklaroi se kishte vendosur seli diplomatike reciproke me Tajvanin.
Në këtë mënyrë shoqëria shtetërore për alkoolin dhe duhanin në Tajvan që merret me importin dhe eksportin e alkoolit dhe duhanit, konfirmoi blerjen për të mbështetur Lituaninë pasi u mësua se autoritetet kineze kishin bllokuar dërgesën.
Pekini që pretendon se Tajvani është një provincë e saj dhe jo një shtet, refuzon çdo veprim që mbështet Tajvanin si një vend të pavarur.
/abcnews.al