Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në një deklaratë për radion Rai, foli për strategjinë e Izraelit në luftën me Hamasin.
“Tani Izraeli po gabon, ka shumë viktima, në popullatën civile, që nuk kanë të bëjnë fare me Hamasin”, tha Tajani.
Në të njëjtën kohë, ai i kërkoi Izraelit “të shmangë hakmarrjet kundër popullatës civile palestineze “.
Tajani, në fund, nënvizoi se ai nuk e konsideron këtë gjenocid dhe se të gjithë duhet të kenë si synim lirimin e pengjeve dhe t’i japin fund dhunës së sulmeve izraelite”.
/abcnews.al