Tajani: Puigdemont nuk është një i persekutuar politik, shkeli ligjin

schedule13:08 - 1 Nëntor, 2017

schedule 13:08 - 1 Nëntor, 2017

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani deklaroi se presidenti i shkarkuar i Katalonjës nuk është një i persekutuar politik, por ai ka shkelur ligjet spanjolle. Sipas Tajanit, nuk ka nevoje per ndërhyrje te institucioneve europiane, sic kishte kerkuar Puigdemont.

Sipas presidentit të parlamentit europian Antonio Tajani, Puigdemont presidenti i shkarkuar i katalonjës nuk është spak një i persekutuar politik.Tajani shtoi se ai ndodhet në Bruksel si një qytetar europian dhe ka të gjitha liritë dhe garancitë që i takojnë. Por sipas tij ai nuk jeton në diktatura si në Korenë e Veriut apo venezuelë por vjen nga një demokraci e madhe, ajo spanjolle. Demokraci, ligjet e të cilës ai ka shkelur.

Presidenti i parlamentit europian theksoi se Puigdemont ka shkelur kushtetutën e një vendi demokratik i cili është pjesë e Bashkimit europian, dhe se për momentin askush nuk e di se cfarë ka ndërmend të bëjë presidenti i shkarkuar i Katalonjës. Në një intervistë për italianen Corriere della sera, Tajani u shpreh se në cod rast nëse ai vendos të qëndrojë në Belgjikë, i takon Brukselit të vendosë.

SIpas tij nuk do të duhet një ndërhyrje e institucioneve europiane dhe e gjykon si një vendim shumë të mirë atë të Madridit për mbajtjen e zgjedhjeve në Ktaalonjë në 21 dhjetor të këtij viti. Tajani tha se vetë Puigdemont nëse nuk do të arrestohet mund të kandidojë edhe pse nuk do të ketë sukses duke parashikuar vetëm 36 për qind të votave

Ndërkohë avokati i Puigdemont deklaroi se presidenti i shkarkuar katalanas nuk do të paraqitet para gjykatësve dhe hetuesve në Spanjë në takimin e parashikuar për të enjten.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!