Tajani: Mbështesim Kievin por nuk jemi në luftë me Moskën

schedule09:22 - 31 Gusht, 2024

schedule 09:22 - 31 Gusht, 2024

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha sot se Italia do të mbështesë Ukrainën por nuk është luftë me Rusinë.

“Ne kemi ofruar ndihmë ushtarake, politike dhe humanitare, me nëntë paketa masash.

Do të presim një konferencë rindërtimi në qershor 2025, do të punojmë në një konferencë paqeje.

Por ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Çfarë autoriteti kemi për të bombarduar Moskën?

Ne duhet të jemi seriozë, duke shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm. Dhe këtë e kemi bërë që nga dita e parë,” tha Tajani në një intervistë për Corriere della Sera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!