Tahiri: Veriu është Kosovë, çdo gjuhë tjetër është retorikë e gatuar në Beograd

schedule16:43 - 9 Janar, 2023

schedule 16:43 - 9 Janar, 2023

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abcnews të gazetares Linda Karadaku, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, e cila vijon të mbetet e tensionuar.

Sipas Tahirit veriu është territor i Kosovës dhe nuk ka asnjë diskutim. Ai tha se pavarësisht retorikës së përdorur në Beograd asgjë nuk ndryshon.

Veriu i Kosovës është Kosovë. Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht. Retorika që vjen nga disa eksponentë politikë, është retorikë e shkruar në Beograd. Shihet shumë qartë edhe përmes porosive dhe veprimeve politike që ka marrë./ ne jemi një vend që duhet të pranojmë sfidën”, tha Tahiri.

Ndërkohë ish-zv.kryeminsitri theksoi ai nuk pret zbutje të retorikës nga ana e Serbisë dhe e Vuçiçi, pasi gjuha e tyre ka qenë gjithmonë armiqësore.

Por sipas tij është momenti që Kosova të shfrytëzojë momentin dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve për të arritur marrëveshjen.

Unë nuk pres një retorikë tjetër nga Vuçiç pasi politika e tij armiqësore vazhdon prej një dekade. Por duhet të shfrytëzojmë momentin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Tahiri.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!