Tahiri takohet me familjarët, do të transferohet në Rrogozhinë

schedule15:26 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:26 - 7 Shkurt, 2022

Nga Ermal Vija

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet i izoluar në burgun 313-të  Jordan Misja, pas vendimi të dhënë nga gjykata e posaçme e apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg.

Lexo edhe: “Ishte i bindur që nuk dënohej”, avokati i Tahirit në “ABC Live”: Vendimi, precedent i rrezikshëm për ministrat e tjerë

Paraditen e së hënës Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Në një intervistë për ABC Live, Jahaj tregoi se Tahiri ishte i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit.

Ish-ministri qëndron I izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm I pajisur me frigorifer dhe televizor. Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Saimir Tahiri u dënua  nga gjykata e apelit të posaçëm me 3 vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!