Tahiri reagon pas daljes nga burgu: Njoha padrejtësinë përballë, do të vazhdoj të kërkoj të drejtën

schedule18:15 - 2 Qershor, 2023

schedule 18:15 - 2 Qershor, 2023

Pas lirimit nga burgu, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Saimir Tahiri. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ish ministri i Brendshëm shkruan se do të vazhdojë të kërkojë për drejtësinë e tij.

“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë të gjithë”, ka shkruar Saimir Tahiri.

Ish ministri i Brendshëm u lirua sot nga Gjykata e Elbasanit. Gjyqtarja Matilda Fetau ka argumentuar se për shkak të probleme shendetësore të bashkëshortes së tij dhe faktit që ai duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur, ka vendosur që të lirojë nga qelia për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!