Tahiri: “Open Balkan” ka në sfond skenarin e Vuçiç për Serbinë e Madhe, promotor Soros

schedule19:28 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 19:28 - 21 Dhjetor, 2021

Skenar të Aleksandër Vuçiç për Serbinë e Madhe e ka cilësuar ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Në Radar Informativ me Jonida Shehun, Tahiri tha gjithashtu se promotor i kësaj nisme është Goerge Soros. Sipas saj, kryeministri Edi Rama po gabon dhe se do të dështojë.

“Ka për amanet të krijojë Serbinë e madhe. Kjo nismë është vetëm vazhdim i lojës që të krijohet Serbia e Madhe dhe po habitem pse Edi Rama nuk po i kupton gjërat dhe e dëshiron këtë zhvillim në Ballkan. Edhe për ndarjen e Kosovës gaboi, edhe tani po gabon. Soros është prapa kësaj pune. Kemi të bëjmë me një skenar të paguar mirë. Do të dështojë siç dështoi përpjekja për të dëmtuar Kosovën duke i marrë veriun’,-deklaroi ajo.

Më tej, Tahiri thotë se Rama është i vetëm, pasi e gjithë Shqipëria është kundër “Ballkanit të Hapur”.

“Open Balkan është një mbulesë për lojërat politike serbo-ruse. Edi Rama është ai që bashkë me Thaçin dhe Vuçiç për ta ndarë Kosovës. Kemi të bëjmë me dy nivele, hegjemoni ekonomike dhe politike. Rama është vetmuar në këtë rrugëtim. E gjithë Shqipëria është kundër. Nuk ka mundës që sjellja e Ramës të prishë marrëdhëniet tona kombëtare. Nuk çon peshë pavarësisht se është kryeministër. Kosova është kundër këtij projekti sepse ne jemi të qartë se Serbia po vazhdon lojën e Millosheviçit”, tha ajo.

Lidhur me protestën që u zhvillua dje nga ish-kryeministri Sali Berisha, Tahiri u shpreh se adresoi çështjet.

“Dje e tregoi protesta, kryeministri i Kosovës kundër, partitë politike kundër. Vetëm PS nuk e cel gojë as pro as kundër. Këto zhvillime brenda PD i kam parë si procese demokratike që ndodhin për shkak të nevojave të partive. Fakti që protesta kishte dy kauza të mëdha mendoj se ka kapur dy tema shumë të mëdha dhe që protestat jo vetëm në Shqipëri nëse janë në gjendje për të adresuar çështjet janë për tu vlerësuar. Nuk e thjeshtëzoj këtë kauzë të ish-kryeministrit Berisha”,-deklaroi Tahiri. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!