Tahiri: Nuk fitohet titulli me lojë të bukur, tre ekipe s’do i shqiten Vllaznisë

schedule23:33 - 15 Shkurt, 2021

schedule 23:33 - 15 Shkurt, 2021

Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC, flet rreth Vllaznisë, ekipit që kryeson Superioren me 6 pikë më shumë se Partizani dhe 7 më tepër se Laçi e Teuta. Tahiri analizon fitoren 1-0 ndaj Apolonisë, teksa flet edhe për garën e fortë për titullin kampion.

Vllaznia është sinonimi i marrjes së pikëve të plota ndaj ekipeve që nuk janë pretendentë për kampionë. Prej këtyre pikëve është sipër Partizanit, Laçit dhe Teutës.

Vllaznia luan futboll të hapur dhe ofensiv, por nuk mund t’i fitosh të gjithë ndeshjet. Kishte raste, prodhoi dhe humbi shumë raste ndaj Apolonia. Edhe Fieri është ekip që luan futboll teknik, madje e rrezikoi në 2-3 raste. U bë një ndeshje e bukur.

Vllaznia duhet ta kishte mbyllur ndeshjen dhe vuajti në 15 minutat e fundit. Mund të dënohej në minutat shtesë. Vllaznia ka katër ekipe mbrapa që e ndjekin, duke përfshirë edhe veten e vet.

Të tre ekipet që e ndjekin kanë stofin, pankinën dhe stafin, do e ndjekin deri në fund. Ekipet më cinike kanë fituar kampionatin. Trepikëshi me Apoloninë, nëse merr edhe tre pikë me Skënderbeun, do i hapin rrugën Vllaznisë, pasi ekipet e tjera do të ndeshen me njëra-tjetrën“, thekson Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!