Tahiri në burg, avokati në “ABC Live”: Qëndrimi i ish-ministrit historik, e priti vendimin me forcë e qytetari

schedule12:47 - 7 Shkurt, 2022

schedule 12:47 - 7 Shkurt, 2022

Pasditen e 4 shkurtit ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite dhe 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Avokati i Tahirit Dritan Jahaj,  i ftuar në “ABC Live” me Sibora Bitrin ndërsa komentonte vendime  gjykatës tha se ish-ministri e ka pritur verdiktin e gjykatësve me forcë dhe me qytetari.

Sipas tij, qëndrimi i Tahirit mund të cilësohet si historik nëse e krahason me pushtetarë të tjerë që mund të kenë pasur probleme me drejtësinë.

“Nuk mungoi në asnjë seancë. Besojmë akoma, vlerësojmë se Gjykata e Larta do të arrijë të vlerësojë argumentat tona, cënueshmërinë e Gjykatës së Apelit, në shkelje shumë të rëndë të ligjit në këtë vendimmarrje që kanë marrë.”

Avokati Jahaj thotë se vendimi i gjykatës e ka rënduar pozitën e Tahirit.

“Gjykata e shkallës së parë kishte vendosur masë sigurimi, shërbim prove, tani Apeli në argumentet e tij paraqiti, për aq sa paraqiti në ato pak minuta, se argumenti kryesor ishte kanabizimi i vendit. Një argument ky, jo ligjor.”

Po ashtu, avokati solli në vëmendje që pas marrjes së vendimit, mbrojtja e Tahirit u informua se gjyqtari Engert Pëllumbi ishte në konflikt interesi dhe duhej që të kishte kërkuar që të tërhiqej nga çështja.

Për gjyqtarin Pëllumbi në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishte kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore.

“Strategjia e mbrojtjes është duke u përgatitur. Rekursi që do i çojmë Gjykatës së Lartë ka edhe argumentet mbi shpërdorimin e detyrës, pezullimit të ekzekutimit të vendosur nga Gjykata e Apelit. Tahiri është kujtuar nga mediat që paska pasur një shkresë drejtuar KLD për procedimin e gjyqtarit. Vlerësonim se nëse ky gjyqtar duhet të kishte bërë kërkesë për t’u tërhequr nga procesi. Në shkelje shumë të rëndë të ligjit. Ka pasur problematika me Tahirin.” /abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!