Tahiri: Kosova e sanksionuar, Qeveria dhe Kuvendi po “mrizojnë”

schedule16:51 - 12 Qershor, 2023

schedule 16:51 - 12 Qershor, 2023

Për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të mund të mbahet as interpelanca e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për ministrin e Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në konferencën për media, pas kësaj mbledhje shprehu edhe njëherë qëndrimin e tyre se vazhdimi i qeverisë Kurti është vazhdimi i agonisë dhe i varfërisë.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri po ashtu theksoi se si parti e kanë ftuar ministrin Murati në interpelancë për çështjen e koeficientit të pagave dhe mungesën e investimeve kapitale.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se Kosova tani është e izoluar dhe sanksionuar nga SHBA-të, ndërsa kryeministri, Qeveria dhe Kuvendi po injorojnë situatën.

Edhe deputeti i AAK-së është shprehur kritik karshi pushtetit për mos rregullimin e pajisjeve për votim elektronik në Kuvend të Kosovës.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!