Tahiri: “Ballkani i Hapur” është vetëm mashtrim për krijimin e “Serbisë së Madhe”

schedule22:17 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 22:17 - 22 Dhjetor, 2021

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiç po e përdor në favor të vetes.

Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës. Tahiri i quan shqetësuese këto zhvillime.

“Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës”, thotë ajo.

Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vuçiç i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.

“Vuçiç po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet”, shtoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!