Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, i ka reaguar Aleksander Vuçiçit me një shkrim në rrjetin social Facebook duke thënë se ai e ka interpretuar vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës në përputhje me ata që janë pro pavarësisë së Kosovës dhe jo në interesat e Serbisë.
Tadiç ka shkruar se qeveria e tanishme serbe është duke kërcënuar integritetin territorial të Serbisë për një dekadë.
“Vuçiç tani për të disatën herë e ka interpretuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me interesat e atyre që avokojnë për Kosovën e pavarur dhe jo në përputhje me interesat e Serbisë. Kjo qeveri është e njohur për kërcënimin ndaj integritetit territorial të Serbisë për një dekadë. Veçanërisht e pakuptimtë është pretendimi i tij që problemi është te fjalitë jokorrekte në pyetje. Rezultati do të ishte i njëjtë nëse pyetja do të bëhej në këtë mënyrë siç e kishte formuluar Vuçiç tani dhe gjykata do ta kishte shmangur përgjigjen. Të pretendosh të kundërtën është populizëm i pastër dhe i rrezikshëm”, ka shkruar Tadiq.
Edhe politikani tjetër që njihet për konfrontimet e tij me Vucicin, Vuk Jeremiç, dje ka pretenduar se Vucic kishte pirë birra me Kurtin në Berlin pas darkës por që më pas ka kërkuar falje për siç ka thënë informacione të gabuara./Express