Qeveria aktuale serbe dhe ish presidenti Boris Tadiç kanë nisur një luftë të ftohtë me akuza dhe kundër akuza për sa i përket Kosovës. Tadic reagoi ndaj akuzave të zëvendëskryeministres serbe, Zorana Mihajlovic e cila tha se Tadic u largua nga Serbia kur Kosova shpalli pavarësinë.
Lideri i Partisë Social Demokrate deklaroi nuk është largur por vendosi të bisedojë me shtetet mike të Serbisë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën. Ai u shpreh se natën kur liderët aktualë serbë organizuan protesta të dhunshme në Beograd, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe dogjën ambasadat e huaja, ai u takua me presidentin e Rumanisë për të koordinuar aktivitet e shteteve të huaja që kishin refuzuar njohjen e Kosovës. Ish presidenti akuzoi kreun aktual të shtetit Aleksandar Vuçic se e ka pranuar sistemin juridik të Kosovës, dhe ka hyrë në qeveri “me të akuzuarin për krime lufte” gjë që ai vetë nuk kishte pranuar ta bënte pavarësisht presioneve.
Zëvendëskryeministrja serbe, Mihajlovic kishte deklaruar se ata që janë kundër dialogut të brendshëm për Kosovën, duan të largohen njësoj si Tadic i cili udhëtoi për në Rumani pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës./abcnews.al