Dita e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll” i është kushtuar skuadrës blu. Fëmijët kanë bërë prova me lideren e tyre Alvën, derisa në një moment profesor Albi Nako ka shkuar për t’i vëzhguar.
Pasi të gjithë kanë mbaruar koreografitë, Albi ka nisur të bashkëbisedojë me fëmijët. Mirëpo, njëra prej pyetjeve ka bërë të qajë Tadean, e cila është prekur shumë.
Ka qenë profesori që ka ftuar fëmijët të zgjedhin konkurentin që duhet të largohet nëse skuadra humbet këtë javë, edhe më shumë vota ka marrë pikërisht Tadea.
Kjo e fundit me lot në sy nuk e ka quajtur të drejtë këtë mendim, duke thënë se ka dhënë shumë për skuadrën.
“Mua më duket e padrejtë se i kam dhënë gjithmonë grupit pikë. I kam dhënë shumë dhe nuk e mendoj që unë të jem më e dobëta”, tha Tadea./abcnews.al