TABELA/ Denoncimi i PD: Maskat, veshjet mbrojtëse u blenë 2-3 herë më shtrenjtë nga qeveria përmes tenderit sekret

schedule14:07 - 18 Prill, 2020

schedule 14:07 - 18 Prill, 2020

Qeveria organizoi një tender me qëllim blerjen rreth 200 000 maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse disa ditë më pare me një vlerë rreth 3.5 milion dollar.

Tenderi u zhvillua në kushtet kur vendi po përballet me krizën e koronavirusit, por gjithçka sipas demokratëve është bërë fshehurazi dhe qëllimi i vetëm ka qenë mbulimi i të vërtetës pasi çmimet e blerjes janë tepër të fryra. Tenderi në fjalë është fituar nga kompanitë “FarmaNet” dhe “Euromed”.

Ish-deputetët Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj publikuan sot të dhënat e tenderit që ata e quajtën sekret duke theksuar se të paktën katër produkte, siç janë maskat apo pajisjet e tjera mbrojtëse për stafin mjekësor janë blerë me shumicë të paktën dy deri në tre herë më shtrenjtë se sa çmimi i pakicës në tregun vendas.

Kështu, sipas tabelës së publikuar nga demokratët, një maskë e thjesht e tipit FFP2 është blerë me shumicë nga qeveria kundrejt çmimit 6.5 euro, ndërsa në tregun vendas shitet me pakicë 3 euro.

Lexo edhe: PD: Qeveria, tender sekret për të blerë 200 mijë maska dhe mjete mbrojtëse me çmime stratosferike

Ndërkohë, veshjet spitalore një përdorimshe në kushtet e izolimit kushton 8 euro sipas demokratëve në tregun e pakicës, por ajo është blerë me 28 euro me shumicë nga qeveria.

Mbrojtëse e syve kushtojnë 2.9 euro me pakicë sipas demokratëve, ndërsa është blerë kundrejt 6 eurove me shumicë nga qeveria.

PD thekson gjithashtu se një maskë spitalore një përdorimshe kushton 3.80 euro me pakicë, ndërsa është blerë me 8 euro me shumicë.

Në një reagim të mëvonshëm, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se gjithçka në këtë tender kishte qenë sipas rregullave dhe s’ka asgjë për të fshehur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!