Tabaku takon banorët e 6 fshatrave: Toka të shkretuara e rrugë të pashtruara

schedule11:48 - 5 Tetor, 2018

schedule 11:48 - 5 Tetor, 2018

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka vizituar banorët e 6 fshatrave të bashkisë së Tiranës, të cilat sipas janë janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria. Pesë mijë banorët e këtyre fshtarave ankohen se tokat u janë të shkretuar nga mungesa e ujësjellësit dhe kanaleve vaditëse, kurse rrugët janë të pashtruara dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit.

Njoftim i takimeve të deputetes Jorida Tabaku, me banorë të 6 fshatrave të braktisura

Gjashtë fshatra të Bashkisë Tiranë, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh, janë lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale.

Deputetja Jorida Tabaku ishte në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim.

Qytetarët u ankuan se nuk kanë ujë, rrugë dhe investime.

Ata i treguan deputetes Tabaku se mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri.

“Kemi harxhuar 6 milionë lek për të hapur puset. Blejmë çdo vit pompa nga 700 mijë lek. Tokat nuk përdoren sepse nuk ka ujë”, thotë një banor.

Shqetësim tjetër i banorëve ishte edhe taksa për puset të cilëve do t’u vendoset sahat që nga muaji Janar.

“Po edhe atë punë e bëjnë ata”, shtoi banori,”e kanë në dorë me na mbyt”.

Jorida Tabaku theksoi se taksat e ulëta janë një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

“Këtu nuk ka ardhur asnjë njeri, jemi të diskriminuar”, tha një tjetër banor.

Hasi është një i ri 16 vjeçar i cili shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes.

“Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot.”

Mungesa e investimeve në rrugë është një tjetër shqetësim i banorëve.

“Këtë rrugë e kanë lënë pas dore. Duhet ndërhyrje në mënyrë emergjente”.

Deputetja Tabaku theksoi se 5 mijë banorët e lënë në mëshirë të fatit paguajnë rregullisht taksat, ndërsa shteti nuk u jep asgjë në këmbim.

 “Një zonë pothuajse e izoluar e cila duhej të ishte pjesë e administrative e Tiranës, por fatkeqësisht e kanë ndarë dhe e kanë izoluar duke e kthyer në një zonë të varfër, një zonë pa asnjë mundësi mbijetese. Banorët më thonë që kanë kohë që nuk shohin një përfaqësues të qeverisë, kanë kohë që nuk vjen një investitor në këtë zonë për të ofruar një mundësi punësimi e vetmja mundësi punësimi është për zonjat e kësaj zone në fasonë të cilët ndodhen pothuajse një orë e gjysëm larg. këta qytetarë të Tiranës paguajnë çdo taksë, edhe taksa të rritura, paguajnë energjinë elektrike, edhe atë të rritur, paguajnë vetë për të sjellë ujin në shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti nuk u jep asgjë në këmbim. këtu duket sikur shteti nuk ekziston, sikur shteti e ka harruar këtë zonë e cila duhej të ishte si çdo zonë tjetër e Tiranës”, tha Tabaku.