Tabaku: Shqipëria, lavatriçe perfekte e parave të pista

schedule13:01 - 11 Tetor, 2018

schedule 13:01 - 11 Tetor, 2018

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku ka publikuar Indeksin e Baselit, raportin tregues për pastrimin e parave, duke e quajtur alarmin e dytë ndërkombëtar, pas atij të Departamentit Amerikan të Shtetit, që bie për vendin tonë sa i përket kësaj veprimtarie kriminale.

Jorida Tabaku, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë: “Indeksi i Bazelit, nënvizon edhe një herë Shqipërinë si një vend ku pastrohen paratë dhe që nuk ka asnjë përmisim të ndjeshëm në raport me një vit më parë. Lojërat e fatit, ndërtimi dhe hoteleria dhe pikat e këmbimit janë fushat kryesore ku kjo ndodh. Indeksi i Bazelit 2018 nënvizon qartë se Lavatriçja më e madhe në Ballkan jemi fatkeqësisht ne, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përmirësime të ndjeshme”.

Të njëjtin shqetësim kanë ndarë sipas saj edhe Raportet e Bankës së Shqipërisë që flasin për sasi marramendëse eurosh që blihen për të kthyer brenda logjikës ekonomike kursin e këmbimit, apo raporti i DASH dhe EUROPOL, të përforcuara nga deklaratat e fundit të raporterit për Shqiëprinë Eduard Kukan.

Çdo ditë, thekson Tabaku, raportet ndërkombëtare flasin të vërtetën që opozita e thërret prej vitesh, që ndërsa qeveria përpiqet të maskojë të vertetën me propagandë, teksa raportet ndërkombëtare fatkeqësisht na konsiderojnë një lavatriçe perfekte për pastrimin e parave të pista, përfundon ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!