Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, një prej ekspertëve kryesorë që kanë punuar për hartimin e programit ekonomik të PD, ka shpjeguar efektet që do të ketë plani ekonomik i PD për biznesin.
Tabaku shpjegon se biznesi është në qendër të programit të PD, sepse kjo parti beson që biznesi është motori i zhvillimit.
Sipas tabakut, biznesi do të ndihmohet në dy mënyra, së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore.
Ndërkohë, shton ajo, pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. “Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%.”
SHPJEGIMI I JORIDA TABAKUT PËR EFEKTET E PROGRAMIT EKONOMIK TË PD, PËR BIZNESIN
Si je Jorida? Çfarë përfitimesh do të kemi ne bizneset nga programi i qeverisë së Partisë Demokratike?
Jorida Tabaku: Biznesi është në qendër të programit të Partisë Demokratike, sepse ne besojmë që biznesi është motori i zhvillimit. Nuk është mirë ekonomia në qoftë se biznesi nuk është mirë.
Si do e arrini këtë?
Jorida Tabaku: Në dy mënyra: së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë që pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%. Të gjitha bizneset shqiptare përfitojnë nga kjo.
Bizneset kanë nevojë dhe për njerëz të kualifikuar apo jo?
Jorida Tabaku: Sigurisht! Për këtë arsye do të mbështesim me praktika 10,000 të rinj shqiptarë të talentuar të cilët do të shkojnë të punësohen në bizneset private, biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.
Shumë faleminderit Jorida!
Jorida Tabaku: Unë besoj që Shqipëria është më mirë në qoftë se qytetarët kanë më shumë para në xhepat e tyre. Për këtë arsye më 25 prill Shqipëria Fit