Deputetja e dorëhequr e selisë blu, Jorida Tabaku në një komunikim me media akuzoi qeverinë “Rama” se po vjedh me ligj pronën e qytetarëve duke i refuzuar atyre edhe dëmshpërblimin që i takon.
Në një deklaratë për media deputetja e dorëhequr demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut sa i përket trajtimit të pronës private.
“Ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, jo vetëm që nuk zgjidhi përfundimisht problemin e pronës por prodhoi një situatë edhe më kaotike sa i takon pronarëve, të cilët falë ligjit të miratuar nga Rama, jo vetëm që nuk do të mund të gëzojnë pronën që u takon atyre, por as nuk do të shpërblehen.”
Për Tabakun Rama ka vetëm një plan: shfrytëzimin e pronës private dhe publike në favor të oligarkëve dhe klientëve të tij dhe për këtë, punën e ka nisur herët thekson ajo.
“Nga momenti që erdhi në qeverisje, i njëjti njeri është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Fillimisht duke marrë fondin në dispozicion për kthimin fizik duke ia dhënëMinistrisësë Bujqësisë, duke ia dhënë me 1 Euro klientëve të rradhës.
Miratoi Ligjin për Investime Strategjike që u merr pronarëve tokën për hiçgjë për t’ia dhënë një gjoja investitori privat.
Miratoi dy VKM të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia japëpronën pronarëve”.
Kjo qeveri, thekson Tabaku, ka treguar në vazhdimësi vullnetin e saj për zhvlerësimin e dëmshpërblimit që u takon pronarëve.
“10 ditë më parë, Agjencia e Trajtimit të Pronës nxori një deklaratë për shtyp ku lajmëronte pronarët se afati 3 vjeçar i vlerësimit të detyrimit financiar që shteti u detyrohet pronarëve, ka përfunduar.
Skema në kurriz të pronarëve është si vijon: nga vlera prej 4.9 mld euro, qeveria fillimisht ka vlerësuar të japë 600 mln euro, por kjo vlerë u zvogëlua deri në 3 herëme VKM në 2017 e në vijim.
Sakaq, pronarët e tokave që enden zyrave të ATP-së në bazë të ligjit të miratuar, sot po detyrohen të firmosin kontrata për të hequr dorë nga 80% e vlerës së tyre dhe për të marrëvetëm 20% të vlerës së pronës që ata disponojnë.
Por nuk mbaron me kaq.
“Ligji për Kadastrën që miratuan pak më parë se Presidenti ia ktheu, i jep të drejtën agjencisë shtetërore tëndryshojë kufinjtë e pronës, e papreçedentë.
Ligji për korporatën e investimeve, grabit pronat private e publike duke krijuar një fond pronash që e vë në dispozicion të oligarkëve dhe e ndan pa asnjë procedurë tenderi, pa asnjë proçedurë transparente.
VKM 708 për futjen në fondin e pronave të kësaj agjensie tëçdo prone publike dhe private, shkel të drejtën kushtetuese të pronës”.
Partia Demokratike ka në planin e saj një zgjidhje afatgjatë për çështjen e pronave, sipas Tabakut, për t’i dhënë fund lojës së shëmtuar të pronarëve të gënjyer për atë çka u takon.