Tabaku: Rama quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin

schedule21:55 - 2 Tetor, 2018

schedule 21:55 - 2 Tetor, 2018

Pas kësaj deklarate ka reaguar Partia Demokratike Në një postim në rrjetet sociale, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku shkruan:

“Rama e quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin”.

Ajo shkruan më tej se kryeministri mori borxh për të shlyer borxhin edhe pse nuk bëri investime, rriti taksat dhe të ardhurat i përdori për shpenzime luksi. Deputetja demokrate thotë se Maqedonia e Mali i Zi e kanë nxjerrë më herët eurobondin me interes më të ulët se Shqipëria.

“Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82%, me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë, pasi sipas INSTAT,  mbijetojnë me 600 lekë në ditë! Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogël, oferta e PD”, përfundon postimi i Tabakut në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!