Tabaku: Qevria ka rritur taksat dhe ka thelluar borxhin

schedule09:09 - 19 Janar, 2019

schedule 09:09 - 19 Janar, 2019

Protesta e paralajmëruar e opozitës, Këshilli Kombëtar i PD-së, perspektiva ekonomike për vitin 2019, politikat fiskale ishin në fokus të bisedës në studion e “Mbrëmje ide” në ABC News me deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Referuar emrave të propozuar për Kryesinë e Këshillit Kombëtar të PD-së, Tabaku vlerësoi të gjithë emrat dhe figuart e reja.

Duke folur për protestën e paralajmëruar nga opozita Tabaku tha se opozita ka qenë në mbështetje të të gjitha protestave.

“Përveç protestës dhe takime me qytetarët, dhe kontakt i shumëanshëm nga opozita dhe PD”.

Ndryshimi ministrave sipas Tabakut nuk e ndryshon politikat qeverisë.

“Një qeveri që ndryshon gjysmën e saj nuk është një qeveri e fortë  që nuk ka një minsitër të jashtëm, nuk ka figura politike përtë vendosur që nga ministri i jashtëm dhe i financave. Në qendër të denoncimeve me fakte ajo që ndodhi në parlament ishte e turpshme. Ne akoma diskutojmë të drejtën e fjalës. Ndryshimi i ministrave nuk ndryshon politikat qeverisë, çfarëdo emri që të vënë atje”.

Tabaku akuzon qeverinë se ka rritur taksat dhe ka thelluar borxhin publik, ndërsa shqiptarët varfërohen çdo ditë, përkundër deklaratave të kryeministrit.

“Kjo qeveri ka rritur taksat, ka thelluar borxhin publik. Një pabarazi e tillë nuk është parë në ansjë vend të Evropës si Shqipëria. Sot shqiptarët paguajnë taksa dhe shpenzojmë për mbijetesë. Bizneset nuk por rriten dhe zgjerohen më. 60 biznese mbyllen në ditë”.

Duke iu referuar të dhënave të FMN, tabaku thotë se Shqipëria është vendi me taksa më të larta në Evropë dhe shqiptarët po largohen, ndërsa sugjeron politika që ndihmojnë shqiptarët.

“Të zbatohen politika që ndihmojnë shqiptarët, që të ulen taksat, gjëja më e mirë që mund të ndodhë këtë vit është ulja e tarifave lokale se janë bërë barrë për qytetarët. PD ka bërë disa propozime konkrete”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!