Tabaku publikon faturat e energjisë së biznesit: Rritet çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të

schedule10:40 - 25 Mars, 2022

schedule 10:40 - 25 Mars, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është shprehur se Akti Normativ duket i cunguar sidomos në një situatë kur gjasat janë që kriza të përkeqësohet.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se gjithashtu ka ngritur mbi të gjitha për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një vendim të duhur.

Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

 “Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe.

Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqënëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”, është shprehur ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!