Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabaku në Këshillin Kombëtar të Integrimit: S’mund të fshihemi pas vetos bullgare

schedule10:28 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:28 - 8 Shkurt, 2022

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetarja Jorida Tabaku foli për procesin e Shqipërisë. Ndër të tjera, Tabaku kërkoi vullnet politik, ndërsa theksoi se qeveria nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë.

“Ne të gjithë biem dakord që duhet vullnet politik. Disa nga deklaratat tona këtu janë teknike dhe të tjerat politike. Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë as ndaj proceseve që janë jashtë dorës sonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë këtu, pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë’”, tha Tabaku.

Ndërkaq, Taulant Balla teksa falenderoi opozitën për bashkëpunimin në këtë proces, tha se ata nuk fshihen pas vetos bullgare. Sipas tij e rëndësishme është që ky këshill të flasë në një zë.

“E falenderoj kryetaren e këshillit për vullnetin politik. Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e  Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye q ëmë parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!