Tabaku: Me një rritje ekonomike të dobët, Shqipëria e 2020-ës do jetë vend i zymtë

schedule13:41 - 7 Shkurt, 2020

schedule13:41 - 7 Shkurt, 2020

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se raporti i fundit i S&P, që qeveria refuzoi ta bënte publik tregon situatën e mjerueshme të ekonomisë shqiptare. “Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre”, shprehet ajo.

Tabaku thekson se “ajo që e rrezikon tanimë Shqipëria, është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.

Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

Këtë situatë të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti S&P i cili tregon shëndetin e financave të vendit si dhe mundësinë për të paguar borxhin që ka Shqipëria, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet ekonomia.

Raporti evidenton edhe një herë problemet më akute të ekonomisë sonë; Borxhi i lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.

Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.

Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.

Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar.

Me një rritje ekonomike të dobët, me një nivel të lartë të borxhit, me një sistem të atrofizuar dhe mbi të gjitha me rreziqet e PPP-ve dhe Korporatës së Investimeve. Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në parlament.

S & P paralajmëron se do të ulë vlerësimin për Shqipërinë duke pasur parasysh këto tregues dhe faktin se nuk ka më asnjë hapësirë as për stimuj fiskalë, duke qënë se politika e taksave deri më sot ka qënë klienteliste duke penalizuar shumicën e favorizuar pakicën.

Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes. Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakomrpomistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë.

Liria e tregut, është rruga për të çuar përpara ekonominë e gjithsecilit prej nesh dhe Partia Demokratike eshte vendosur per ta bere kete.