Tabaku krah qeverisë/ Opozitarja vlerëson draftin e integrimit, por hesht për Sazanin

schedule18:01 - 17 Mars, 2024

schedule 18:01 - 17 Mars, 2024

Jorida Tabaku reagon pas deklaratave të kryeministrit Rama për një draft të ri për procesin e integrimit.

E vetmja opozitare, e cila reagon pas vendosjes në tryezë të një tjetër propozimi nga kreu i qeverisë, mbështet publikisht hapat e këtij procesi.

Më në fund, qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtarët e kryeministrisë. Qeveria i thirri mendjes duke hapur fillimisht veshët dhe sytë tek një temë që kam kohë që e flas dhe diskutoj publikisht për rëndësinë dhe nevojën”.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, jep tre sugjerimet në të cilat thotë se duhet të fokusohet qeveria. Sipas saj e para është rritja e rolit të parlamentit, e dyta fryma e integrimit të jetë gjithëpërfshirëse dhe së treti beteja kundër korrupsionit që duhet të jetë prioriteti kyç i Kuvendit të Shqipërisë.

Por, si një nga kritiket më të mëdha të ligjit për zonat e mbrojtura, të propozuara për ndryshim nga Partia Socialiste, Jorida Tabaku ka vendosur të heshtë për projektin e Sazanit, duke zgjedhur të reagojë vetëm për një pjesë të deklaratës së kryeministrit Rama këtë të diel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!