Tabaku: Kemi dhe pak punë me mbledhjen e fakteve, presim që Nano të sjellë informacione për lëvizjet e zyrtarëve

schedule15:35 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:35 - 24 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat këtë të enjte është shprehur se faktet që ato kanë grumbulluar tashmë e kanë të qartë aferën korruptive me 430 milionë euro.

Tabaku ndër të tjera është shprehur se i gjithë informacion është publik, 3 kompani pa përvojë kanë marrë 430 milionë euro dhe SPAK ndien peshën e informacionit publik dhe të veprojnë.

Sipas saj zyrtarët shtetërorë përmes dëshmive të dhëna pranuan korrupsionin qeveritar me firmën e kryeministrit Rama, ndërkohë që ky i fundit u mbrojt politikisht në lidhje me aferën.

Shqiptarët vazhdojnë paguajnë përditë, buxheti varfërohet. Bashkia e Tiranës tësjellë komunikimin e instucioneve për procedurën në hetim. Sekretariati i bashkisë premtoi se do sillte. Kompania e Zotos të sjellë librat e shitjes dhe blerjes, ka marrë tëgjtihë pagesat nga buxheti i shtetit. Gledis Nano të sjellë lëvizjet e të gjitha personave që kemi kërkuar për Veliaj, Gjiknurin, Ahmetajn dhe Subashin. Informacioni ka qenë publik në media. E kërkojmë zyrtarisht. Pak ditë kemi për të mbyllur dokumentacionin. Ministri  Tregoi si korrupsioni qeveritar me firmë e vulë nga Edi Rama u mbrojt nga Rama. Ata e pranuan. Veliaj tha se ska vendim këshili bashkiak për autorizimin e fondeve. Besoj se i gjithë informacion i është publik, 3 kompani pa përvojë kanë marrë 430 milionë euro dhe SPAK ndien peshën e informacionit publik dhe të veprojnë. Falenderoj qytetarët në emër të PD. Interesi jonë është të vendosim para përgjegjësisë personat që kanë abuzuar me 430 milionë euro’, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!