Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabaku ironizon deputetin e PS: Nëse s’më ke shkarkuar ende më lër të flas

schedule17:46 - 16 Shkurt, 2022

schedule 17:46 - 16 Shkurt, 2022

Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik Reida Kashta është marrë në pyetje në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, konkretisht për atë të Elbasanit për të cilin u arrestua dhe ish-ministri Lefter Koka.

Lexo edhe: Deputeti i PS “kërcënon” me shkarkim Tabakun, demokratja: Po mbroni kriminelët

Gjatë diskutimit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku ka ironizuar deputetin e Partisë Socialiste, Besian Ajazi i cili pasi akuzoi Tabakun, për moszbatimin e rregullores dhe kodit të procedurës penale në komision e kërcënoi me shkarkim.

Diskutimi në komision

Tabaku: SPAK ka arrestuar Kokën dhe 2 pikat e para lidhen me procedurat që janë edhe përgjegjësi e juaja. Si ka mundësi që një procedurë koncensionare realizohet me një impakt të tillë financiar dhen APP nuk ka asnjë dijeni dhe nuk shpallet asnjë procedurë e tillë për lidhje kontrate njoftim kontrate.

Tabaku: Zoti Ajazi ta mbaroj, nëse s’më ke shkarkuar akoma a ta mbaroj fjalinë…

Këlliçi: Ky është i pari dhe i vetmi precedent në republikën e Shqipëri ku është zhvilluar gjithë kjo procedurë dhe APP nuk ka dijeni dhe nuk i është përcjellë asnjë informacion. Është ky i vetmi rast në dijeninë tuaj?

Kashta: Ne po diskutojmë për këtë dhe për këtë s’ka njoftim në APP.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!