Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është nën potencial dhe se në vend ka pabarazi të madhe.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor, sa i takon pagave.
“Të të them unë një listë të gjatë me tregues që është komplet e ndryshme nga kjo që thotë kryeministri, nuk e besoj që ia dalin edhe me propagandën e tyre. Por i referohem dokumenti që publikoi komisioni, pas raportit që solli qeveria shqiptare, ato publikuan një dokument, të treguesit të ndërmjetëm, të cilët do të jenë fushat ku do të fillojë të negociohet. Aty thuhet që ekonomia shqiptare është nën potencial. Aty thuhet që ka një pabarazi të madhe, të ardhurat për frymë, janë 33% të ardhurave për frymë të Bashkimit Evropian. Megjithëse mund të kenë ndodhur këto rritje miminale tashmë, Shqipëria është e fundit në Ballkanin Perëndimor, për paga, për faturë sociale, për faturë pensionesh. Nëse treguesi ynë është paga e administratës publike, e barabartë me Malin e Zi, që ka një popullsi prej 500 mijë banorësh, sa gjysma e Tiranës, unë heq dorë. Në qoftë kjo është ambicia jonë. Në këtë moment, sot qytetarët kanë nevojë që t’ui flasim drejt. Xhepin e tyre, xhepin tuaj, xhepin tim, e dimë ne më mirë se kushdo tjetër.
Sot, mund të kemi një situatë ku qeveria deklaron që është rritur prodhimi i përgjithshëm bruto. Ai rritet në mënyrë natyrore, nga viti në vit, ke pasur rritje inflacioni 30%, që ka rritur në përgjithësi çmimet, që ka pasur një cikël në ekonomi, Pyetja është, sa është transmetuar kjo në mirëqënie për qytetarët? Dokumenti i Komisionit Evropian tregon që nuk është transmetuar në mirëqënie. Kur flasim për vitin 2030 si objektiv, duhet të kemi parasysh këtë tregues ekonomik, a i bëjmë ne në 2030 sa vendet evropiane? Sa vendi më i keq evropian, a i bëjmë dot? Kjo është pyetja që besoj ka vend për t’u diskutuar. Nuk ka ndodhur në 11 vite, do ndodhë në 5 vite kjo gjëja?”, theksoi ajo./abcnews.al