Tabaku: Borxhit rritet me 30%, çdo shqiptar paguan 4492 euro nga xhepi i tij

schedule10:44 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:44 - 21 Korrik, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se tashmë pas 7 vitesh keqpërdorim të parave të taksave borxhi për çdo shqiptar është rritur në 4492 euro.

Ndër të tjera Tabaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se kryeministri Rama në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të.

Postimi i plotë:

Çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij

Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur morri pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeveris./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!