Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë shqiptare për diskriminim të biznesit të vogël.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se biznesi i vogël ka vuajtur shumë dhe se qeveria la aplikuar masa fiskale që kanë penguar dhe diskriminuar Biznesin e Vogël.
“Biznesi i vogël ka qenë i diskriminuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha duke ua marrë tregun e biznesit të vogël”, shkruan Tabaku.
“Biznesi i Vogël ka vuajtur më shumë, është diskriminuar dhe ka pasur falimentime të tyre masive Qeveria ka aplikuar masa fiskale që kanë penguar dhe diskriminuar Biznesin e Vogël.
Ka ende një plan të qeverisë për vendosjen e taksave tek SME-të. Ndërkohë që ky ligj hap një problem në lidhje me fondet dhe grantet e vendosura nga buxheti që nuk e kemi të qartë si do tiu shpërndahet sipërmarrësve!
Si do të pengohet favorizimi për një SME ndaj një tjetri?! 100 mijë biznese që sot janë në mëshirë të qeverisë e cila duket se më shumë ka hall favorizimet e disa bizneseve të mëdha se sa jetën ekonomike të SME-ve!
Biznesi Vogël ka qenë I diskriminuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha duke ua marrë tregun e biznesit të vogël. Ka përgatitur qeveria një plan afatmesëm taksimi ku biznesit të vogël do ti vendosen taksa. Nuk mora asnjë përgjigje për këtë pikë përpos propagandës edhe pse te gjithsesi e kemi lexuar këtë strategji!”, shkruan Tabaku në Facebook./abcnews.al/