Tabaku – Ahmetajt: Spiuno shokët! Duan të prishin hetimet

schedule13:19 - 11 Korrik, 2023

schedule 13:19 - 11 Korrik, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje ish-ministrit të Financës Arben Ahmetaj që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të tregojë se kush ka marrë pjesë në aferat korruptive që ai akuzohet. Tabaku tha se ka përpjekje për të prishur hetimet në mënyrë që e vërteta të mos dalë në dritë.

“Unë kam një thirrje për z.Ahmetaj ashtu sic e kisha për këdo që ishte përpara Komisionit hetimor dhe këdo që ka shkuar para drejtësisë. Thirrja ime është: bashkëpunoni me drejtësinë, bashkëpunoni me SPAK.

Shqiptarët kanë nevojë që sot t’I shkoj kësaj afere deri në fund. Përtej përgëzimeve të mia për SPAK, për guximin që ka patur për të hetuar, mbetet edhe një tjetër kujtesë. Dojsa e inceneratorëve është një dosje e plotë dhe e vetme dhe unë përsëris kërkesën time, ndoshta deri në lodhje, për SPAK dhe qytetarët që të gjitha duhet të bashkohen në një dosje të vetme.

Koha është që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe kohë është që dosja të ecë përpara. Duhet që bashkitë të marrin në administrim këto tre djegësa për të parë mënyrën si mund të vendosen në dispozicion” tha Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!