Szczesny nuk ndalon duke bërë gafa, Juventusi kthen në “radarë” De Gean

schedule18:13 - 12 Shtator, 2021

schedule 18:13 - 12 Shtator, 2021

Szczesny është aktualisht portieri i parë i Juventusit, por realiteti është se performaca e tij po vihet në pikëpyetje në çdo ndeshje. Pasi nuk transferoi dot Donnarrumman verën e kaluar, skuadra italiane ka nisur kërkimin e një portieri të ri për të zëvendësuar polakun me Navas në listë, shtohet edhe David De Gea.

Portieri nga Madridi e ka humbur vendin e titullarit me kombëtaren, por ka arritur të mbajë atë të Manchester United.

Pavarësisht gjithçkaje, “Djajtë e Kuq” janë duke e vlerësuar largimin e tij pasi është një nga më të paguarit në skuadër.

Në moshën 30 vjeçare dhe me kontratë deri në 2023, vera e ardhshme mund të një mundësi e shkëlqyer për të ndarrë rrugët e tyre, me United që do të mund të fitonte edhe disa të ardhura.

Fede Cherubini është duke lëvizuar për të lidhur një marrëveshje me një portier që në janar, pa patur nevojë të presë deri në qershor, me spanjollin që momentalisht është në “pole position”. /abcnews.al/