Mesa duket Kina është duke i kthyer filmat aksion në realitet.
Kohët e fundit, policia kineze është duke përdorur syze dielli për të dalluar kriminelët.
Syzet “high-tech” përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar të dyshuar në zona të populluara.
Sipas The Mirror, syzet po përdoren nga katër oficerë policie, në hyrje të një stacioni treni në Zhengzhou.
Syzet kanë një kamer, që është e lidhur me një pajisje smartfoni dhe lejon punonjësit e policisë të fotografojnë të dyshuarit dhe më pas të kontrollojnë në zyrat qëndrore të policisë.
Aplikacioni më pas zbulon emrin, etninë, gjininë dhe adresën e të dyshuarit.
Pajisja i tregon gjithashtu policit nëse i dyshuari është në arrati, adresën e hotelit ku po qëndron ose informacione që lidhen me të në internet.
Deri tani, teknologjia ka ndihmuar policët të arrestojnë shtatë të dyshuar të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore e deri te arratisja. Gjithashtu kanë ndaluar 26 persona që përdornin karta identiteti të falsifikuara./abcnews.al