Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sytë zemra: Besi feston ditëlindjen, Xhensila e surprizon me urimin emocionues

schedule11:25 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:25 - 20 Nëntor, 2020

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 35 vite. Nuk kishte se si në këtë ditë kaq speciale të mungonte edhe urimi i bashkëshortes së tij, Xhensilës.

Ajo e ka surprizuar Besin me disa foto të veçanta të publikuara në InstaStory, të cilat me siguri e kanë emocionuar shumë Besin.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove përgjatë viteve.

Ndërsa në fund, këngëtarja e ka ëmbëlsuar edhe më shumë urimin e saj duke publikuar momente të Besit me Ajkën. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!